Ndërlidhjet

Soçi: Holanda kryeson për nga numri i medaljeve


Pamje nga Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi

Pamje nga Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi

Sportistët e Holandës po e kryesojnë klasifikimin tabelar për nga medaljet e fituar deri tash, në garat në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë, pasi kanë fituar 7 medalje – 3 të arta, dhe nga dy të argjendta e të bronxta.

Norvegjia, poashtu, i ka fituar shtatë medalje – 2 të arta, një të argjentë dhe katër të bronxta, pastaj radhitet Kanadaja me 2 të arta, dy të argjenta dhe një të bronxtë.

Sportistët e Shteteve të Bashkuara deri tash në olimpiadë ia dolën t’i fitojnë 5 medalje – dy të arta dhe tri të bronxta.

Gjermania i ka fituar dy të arta, ndërsa vendi mikpritës, Rusia, një të artë, dhe nga dy të argjendta e të bronxta.

Në garat e deritashme medalje kanë fituar sportistët e 19 vendeve.
XS
SM
MD
LG