Në Bosnjë Hercegovinë sot ka pasur protesta të reja kundër papunësisë, varfërisë dhe korrupsionit.
Protestat, që javën e kaluar ishin shndërruar në të dhunshme, janë trazirat më të mëdha sociale në këtë vend, prej përfundimit të luftës 1992-1995.
Protestuesit në Sarajevë dhe qytete të tjera në gjithë Bosnjë Hercegovinën, sot kanë kërkuar dorëheqjen e liderëve rajonalë dhe lokalë, të cilët i fajësojnë për vështirësi ekonomike dhe korrupsion.
Protestat e sotme ishin kryesisht paqësore.
Më se 300 vetë janë plagosur gjatë protestave të javës së kaluar, gjatë të cilave janë djegur ndërtesat qeveritare.
Problemet ekonomike të Bosnjës duket se janë krijuar për shkak të strukturës komplekse politike të ndarjes etnike të autoritetit pas luftës.