Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës diskuton gjendjen e krijuar në UP


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës, do t’i kthehet sot edhe njëherë debatit për gjendjen e krijuar në Universitetin e Prishtinës.

Sot, pritet të vazhdojë seanca e ndërprerë nga java e kaluar ku do të shqyrtohen sërish rekomandimet e dala nga debati parlamentar për gjendjen në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”, të cilat qenë iniciuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vendimi që seanca të thirret për sot dhe jo të enjten, siç ishte bërë praktikë e mbledhjeve të Kuvendit, është marrë nga Kryesia pas gjendjes në të cilën është futur Universiteti i Prishtinës.

Pas dorëheqjes se rektorit Ibrahim Gashi, më pas edhe të gjithë prorektorëve, të hënën kanë dhënë dorëheqje kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së,Muharrem Nitaj si dhe tre anëtarë të këtij Këshilli të emëruar nga Ministria e Arsimit.

Në aktin e dorëheqjes, kryetari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Muharrem Nitaj, ka thënë se politika edhe këtë herë e ka plagosur rëndë institucionin më të lartë të dijes në vend.
XS
SM
MD
LG