Ndërlidhjet

Lesoto ka njohur Kosovën


Ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, foto nga arkivi

Ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, foto nga arkivi

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka konfimuar për Radion Evropa e Lirë se Mbretëria e Lesotos ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i ministrit Bashmir Xhemaj.

Kurse, ministri Hoxhaj në rrjetin social Facebook ka shkruar se “para pak minutash mu konfirmua njohja e radhës për Kosovën nga shteti i Lesotos. E falendërova Ministrin e Jashtëm të Lesotos, Mohlabi Tsekoa për vendimin e marrë”.

Kosova tani numëron 106 vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG