Ndërlidhjet

Dhoma e Përfaqësuesve mbështet aspiratat evropiane të ukrainasve


Ilustrim

Ilustrim

Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë ka kaluar me shumicë dërrmuese të votave një rezolutë që mbështet aspiratat demokratike dhe evropiane të popullit në Ukrainë.

Kjo rezolutë u bëri thirrje autoriteteve ukrainase që të respektojnë të drejtat e protestuesve në Kiev dhe qytetarëve të tjerë në mbështetje të një të ardhmeje demokratike për vendin e tyre.

Në rezolutë thuhet se Washingtoni do të vë sanksionet kundër zyrtarëve të cilët ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve.

Rezoluta u prezantua nga kongresisti demokrat Eliot Engel dhe u miratua me 381 vota.

Ndryshe, ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel kanë përsëritur se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të nënshkruar një marrëveshje për Stabilizim Asociim me Ukrainën, por kanë theksuar se marrëveshja "nuk paraqet synimin kryesor përfundimtar në marrëdhëniet BE-Ukrainë”.

Ukraina është përfshirë në protesta që kur presidenti Viktor Janukoviç nuk pranoi nënshkrimi e marrëveshjes me BE-në në nëntor të viti të kaluar.
XS
SM
MD
LG