Ndërlidhjet

Filloi rundi i dytë i bisedimeve për Sirinë


Lakhdar Brahim

Lakhdar Brahim

Përfaqësues të qeverisë së Sirisë dhe ata të opozitës janë takuar ballë për ballë në raundin e dytë të bisedimeve të paqes.

Kombet e Bashkuara thanë se delegacionet janë takuan të martën në Gjenevë me të dërguarin e OKB-së, Lakhdar Brahimi.

Brahimi ka zhvilluar takime të veçanta të hënën me palët para fillimit të raundit të dytë të bisedimeve.

Përfaqësuesit e opozitës kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë më në negociata, nëse ato nuk shënojnë ndonjë progres.

Rundi i parë, u mbajtur muajin e kaluar dhe përfundoi pa progres madhor.

Nga ana tjetër, ka raporte se po zhvillohen negociata për arritjen e marrëveshjes së re humanitare në qytetinm e rrethuar Homs.

Deri me tash, më shumë se 600 civilë janë evakuuar nga hapësirat që janë nën kontrollin e kryengritësve në këtë qytet.
XS
SM
MD
LG