Ndërlidhjet

Vriten 15 ushtarë irakian, disave u priten kokat


Ilustrim

Ilustrim

Pesëmbëdhjetë ushtarë kanë vdekur nga një sulm në bazën e tyre ushtarake në veri të Irakut, njoftojnë të martën forcat e armatosura.

Sulmi ka ngjarë të hënën vonë në krahinën Nineveh, ku gjendet edhe qyteti Mosul.

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press citon ekipet mjekësore të kenë thënë se gjysmës së viktimave të vrarë, u ishin prerë kokat, ndërsa të tjerët ishin ekzekutuar me nga një plumb në kokë.

Sipas medieve ndërkombëtare, ushtarët ishin duke bërë roje në një naftësjellës.

Ende nuk është e qartë se kush është përgjegjës për këtë sulm.

Ky incident i rëndë po ndodh në kohën kur Iraku është i zhytur në periudhën më të përgjakshme në pesë vitet e fundit, ndërsa po bëhen përgatitjet për zgjedhjet e prillit.

Militantët sunit, sipas medieve ndërkombëtare, janë fajësuar për sulmet e fundit, që për cak kishin shiitët shumicë.
XS
SM
MD
LG