Ndërlidhjet

Kryetarët verior takohen me qeveritarët kosovarë


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Kosovës njofton se dje është zhvilluar një takim ndërmjet të zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe kryetarëve të komunave të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Lleposaviqit, si dhe përfaqësuesit të asamblesë komunale në Mitrovicën e Veriut.

Në takim, sipas një komunikate për shtyp, në takimin me kryetarin e Lleposaviqit Dragan Dellibashiq, kreun e Zveçanit Vuçina Jankoviq dhe kryetarin e Zubin Potokut Stevan Vulloviq, është diskutuar për funksionalizimin e plotë të punës së organeve komunale.

Mbrëmë para mesnate janë zhvilluar edhe mbledhjet e para konstituive të katër komunave në veri, ku janë zgjedhur edhe kryesuesit e asambleve gjegjëse.

Në Mitrovicën e Veriut, asamblenë do ta drejtojë Ksenija Bozhoviq, nga nisma qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, kurse ërfaqësuesi i së njëjtës nismë Darko Radovanoviq kryeson asamblenë në Zveçan.

Në Lleposaviq, kryetar i asamblesë u caktua Zoran Todiq, nga Nisma qytetare Serpska, kurse bashkëpartiaku i tij Nemanja Jakshiq do të drejtojë asamblenë në Zubin Potok.

“Qeveria e Kosovës u bënë thirrje të gjithë udhëheqjeve komunale të porsa zgjedhur në Republikën e Kosovës që të ndjekin politikat që janë në dobi të qytetarëve dhe ne presim të punojmë së bashku me ta për të zbatuar këtë agjendë”, thuhet në komunikatën e qeverisë në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG