Ndërlidhjet

Ushtria irakiane hakmerret, vret 17 luftëtar islamist


Ilustrim

Ilustrim

Forcat e armatosura të Irakut kanë vrarë të martën 17 ekstremist të një grupi islamist gjatë luftimeve jashtë qytetit verior Mosul, njoftoi ministria e brendshme irakiane.

Shtatë ushtarë irakian janë vrarë po ashtu në këtë betejë gjatë përleshjeve me pjesëtarët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL).

Beteja u zhvilluar pas vrasjes së 15 ushtarëve irakian të hënën mbrëma, në kazermën e tyre që gjendet në këtë krahinë.

ISIL, që përpara njihej si Al-Kaida në Irak, është një prej grupeve më aktive të armatosura në këtë shtet, dhe ka një prani të fuqishme në krahinën perëndimore al-Anbar, që është me shumicë sunite.

Ky grup militant po ashtu vepron në Sirinë fqinje, ku po lufton edhe me grupet rivale kryengritëse në pjesën veriore dhe lindore të këtij shteti, që nga janari i këtij viti.
XS
SM
MD
LG