Ndërlidhjet

Veteranët e Republika Serpska lajmërojnë protesta


Lideri i Republikës Serpska të Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik (Ilustrim)
Lideri i Republikës Serpska të Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik (Ilustrim)
Organizatat e veteranëve të luftës në Republiken Serpska të Bosnjës dhe Hercegovinës, i kanë dërguar porosi presidentit të këtij entiteti Millorad Dodik se do të ketë protesta edhe në Republikën Serpska, nëse deri më 15 shkurt nuk shkarkon nga pozita e organizatës së luftëtarëve Pantellija Qurguz.

“Deklarata e paaftë, naive, madje edhe cinike e presidentit të qeverisë Republika Serpska, për atë se si ky entitet është mirë i rregulluar, dhe deklarata përcjellëve e tij, se si Republika Serpska do të gjej mekanizmat për të parandaluar kryengritjet në këtë entitet, nuk përputhen me realitetin e prodhuar nga kaosi në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës”, thuhet ne një komunikatë të veteranëve.

Sipas këtij njoftimi, deklaratat e tilla të Dodikut vetëm sa i shtojnë zjarr në gjendjen e tashme, për të cilën fajtor kryesor veteranët i shohin bartësit e institucioneve, në të gjitha nivelet.

Përveç shkarkimit të Qurguzit, veteranët kërkojnë edhe mbështetjen e qeverisë së Republika Serpska për të ndjekur penalisht “hajnat e privatizimit”, dhe ndjekjen e tajkunëve të cilët, siç thonë veteranët, “me mashtrime kanë kryer këto transaksione”.
XS
SM
MD
LG