Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar: Në pranverë rinisin punët në Rashkë


Serbi - Rudnica, vendi ku dyshohet se janë të varrosur viktima të shumta shqiptare të luftës në Kosovë, (Ilustrim)
Serbi - Rudnica, vendi ku dyshohet se janë të varrosur viktima të shumta shqiptare të luftës në Kosovë, (Ilustrim)
Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, që kryeson dialogun për të pagjeturit, bënë të ditur se në pranverë rifillojnë gërmimet në varrezen e dyshuar masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi.

Ky lajmërim vjen pas takimit që delegacionet nga Kosova dhe Serbia, zhvilluan sot në Beograd, takimin e tyre të 35-të për çështjen e të pagjeturve, ndërsa u pajtuan për hapat e mëtejshëm për të zgjidhur rastet e personave të zhdukur.

“Sa i përket Rudnicës, Rashkë, punët do të rifillojnë në pranverën e vitit 2014, duke u bazuar në hapat konkret të propozuar sot nga delegacioni i Beogradit që parashohin largimin e godinës që gjendet në lokacion, zhvarrimin, autopsinë, identifikimin dhe dorëzimin e mbetjeve mortore familjeve, si dhe vlerësimin e një lokacioni tjetër në zonën e njejtë”, citohet të ketë thënë Lina Milner, kryesuese e grupit punues për të pagjeturit.

“Delegacioni i Beogradit u zotua se do të sigurohet që buxheti i nevojshëm të ndahet, duke i bërë thirrje për përkrahje edhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe do të sigurohet transparenca për familjet e personave të zhdukur dhe të gjithë akterët e përfshirë mbi të gjithë hapat e ndërmarrë, qoftë në mënyrë bilaterale apo nëpërmjet Grupit Punues të kryesuar nga KNKK-ja”, ka thënë ajo.

Në takimin e së martës në Beograd, palët ka bërë një përmbledhje për aktivitetet gjatë vitit 2013, ku është thënë, sipas një komunikate, se pavarësisht faktit se mbi 70 operacione terreni janë kryer dhe 12 lokacione janë zhvarrosur gjatë 12 muajve të fundit, vetëm 45 raste janë zgjidhur gjatë vitit 2013.

“Të dy palët, Beogradi dhe Prishtina, pranuan se duhet shtuar përpjekjet e tyre në kërkim të informatave të reja, dhe u zotuan para familjeve që të ndërmarrin hapa konkret me qëllim që procesi i kërkimit të ecë më shpejtë përpara”, theksoi Lina Milner.
XS
SM
MD
LG