Ndërlidhjet

Arrestohen 24 veta, donin të kontrabandonin 500 kg kokainë


ShBA - Harta ku përshkruhen familjet mafioze italiane, dhe se si janë të shpërndara ato në Shtetet e Bashkuara dhe gjetiu (Ilustrim)
ShBA - Harta ku përshkruhen familjet mafioze italiane, dhe se si janë të shpërndara ato në Shtetet e Bashkuara dhe gjetiu (Ilustrim)
Policia në Itali dhe New York kanë thyer një zinxhir mafioz trans-atlantik, duke arrestuar të martën 24 persona të dyshuar për dërgimin e afro gjysmë ton kokain në Shtetet e Bashkuara.

Operacioni policor është zhvilluar kundër grupit mafioz Ndrangeta nga Kalabria, i cili ka zëvendësuar Cosa Nostran siciliane në tregtimin e kokainës në Itali dhe Shtetet e Bashkuara.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjentët italian kanë përgjuar nga viti 2012 këtë grup, i cili ishte duke i bërë përgatitjet për të sjellë këtë dërgesë multi-milionëshe nga Amerika Jugore, për në Itali, e më pas në Shtetet e Bashkuara.

Të dy komponentat policore kanë kryer arrestimet simultanisht.

FBI në Shtetet e Bashkuara ka bastisur pronat e familjes Gambino në Brooklyn të New York-ut në hënën pas mesnate, kurse policia italiane ka kryer operacionin pak para agimit, thanë të martën zyrtarët e të dy vendeve gjatë një konference për shtyp në Romë.

Të arrestuarit akuzohen për trafikim ndërkombëtar me drogë, shpëlarje parash dhe pjesëmarrje në krim të organizuar.

Klani kalabrez Ndrangeta, që është një version i mafias siciliane, dhe anëtarët e familjes Gambino në New York, ishin në fazën përfundimtare të blerjes së 500 kilogram kokaine të pastër nga Gujana në Amerikën Jugore.

Dërgesa ishte planifikuar të arrinte në portin Gioia Tauro në Kalabri.

Hetuesit italian vlerësojnë se vlera e kokainës, pas përzierjes, në tregun vendor do të vlente mbi 750 milion euro.

Droga, që u sigurua përmes karteleve latino-amerikane, ishte planifikuar të arrijë në Itali e fshehur në pemë të freskëta.

“Një pjesë e kësaj dërgese, më pas do të transferohej për në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Marshall Miller, asistenti i kryeprokurorit amerikan, gjatë konferencës në Romë.
XS
SM
MD
LG