Ndërlidhjet

10 vjet burg për sauditin që publikoi fotografi në internet


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë saudite ka dënuar një burrë me 10 vjet burg për protestë dhe shpërndarje të fotografive të demonstratës në internet, raportojnë të martën mediet ndërkombëtare.

Agjencia saudite e lajmeve shkruan se ky mashkull u gjet fajtor për “mosbindje të sundimtarit” duke marr pjesë në protestat anti-qeveritare, dhe për arsye se ka brohoritur sllogane që do të dëmtonin sigurinë kombëtare.

Në verdiktin e tij, gjykata ka gjetur se protestuesit ka shkelur një nën të ligjit për krimet në internet duke “nxitur kaos”, pasi ka shpërndarë fotografi të demonstratës në internet, por edhe për televizionet satelitore.

Gazeta Al-Hayat, e cila është në pronësi të princit saudit, raportoi se ky burrë është filmuar gjatë protestës në krahinën lindore Qatif.

Gjatë kësaj demonstrate të organizuar nga pakica shiite, kishin shpërthyer edhe përleshje me policinë e mbretërisë sunite.

Emri i personit të dënuar nuk është bërë i ditur.
XS
SM
MD
LG