Ndërlidhjet

Peshavar - Vdesin 11 pakistanez nga sulmi në kinema


Pakistan - Ekipet shpëtimtare hulumtojnë në kinema pas sulmit që ngjau më herët me granata dore në Peshavar, 11 shkurt, 2014
Pakistan - Ekipet shpëtimtare hulumtojnë në kinema pas sulmit që ngjau më herët me granata dore në Peshavar, 11 shkurt, 2014
Të paktën 11 persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi që ngjau në një kinema në Peshavar, në veri-perëndim të Pakistanit.

Sulmi është kryer në një kinema të qytetit.

Sipas policisë, dy granata dore janë hedh në brendi të kinemasë, gjatë kohës sa po shfaqej një film.

Katër të plagosur, sipas mjekëve, janë në gjendje të rëndë.
Mbi 100 persona thuhet se ishin duke shikuar filmin në kinemanë Shama, kur ka ngjarë sulmi.

Kjo kinema është e njohur edhe për shfaqjen e filmave pornografik.

Një sulm i ngjashëm ka ndodhur javën e kaluar në një kinema tjetër në Peshavar, ku janë vrarë 4 persona kurse janë plagosur mbi 30 të tjerë.
XS
SM
MD
LG