Ndërlidhjet

logo-print

Palët në konflikt në Sudanin Jugor i kthehen bisedimeve


Ilustrim

Ilustrim


Palët në luftë në Sudanin Jugor janë pajtuar të martën në Addis Abeba që t’i kthehen bisedimeve paqësore, lajmëruan ndërmjetësit e këtij procesi.

Pajtimi për një raund të ri negociatash, është arritur tri javë pasi palët ranë dakord për armëpushim.

“Duhet të flasim hapur, meqë partneriteti dhe solidariteti kërkojnë bisedime të sinqerta, duke filluar me pranimin se ka dallime mes tyre”, ka thënë Seyoum Mesfin nga IGAD.

IGAD është blloku Lindor Afrikan që ka ndërmjetësuar bisedimet mes presidentit Salva Kiir dhe prijësit të kryengritësve Riek Machar.

Lajmërimi vjen pas shtyrjes së ceremonisë solemne të hapjes së bisedimeve në Addis Abeba, për shkak të kërkesës së kryengritësve që qeveria të lirojë përkrahësit e Machar, që akuzohen për grushtshtet.
XS
SM
MD
LG