Zëvendëspresidenti i Partisë për Veprim Demokratik (SDA) dhe anëtari i presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq ka thënë gjatë një konference të jashtëzakonshme, se partia e tij përkrah kërkesat e demonstruesve.
Madje sipas tij, SDA është e gatshme për të hyrë në dialog me protestuesit.
Ky subjekt politik, vlerëson se situata e tashme në Bosnje e Hercegovinë, mund të tejkalohet vetëm siç e duan protestuesit, e ajo është “shpallja e zgjedhjeve të parakohshme”.
Andaj, siç ka thënë ai, deputetët e SDA do të përkrahin ndryshimin e ligjit me të cilin do të mundësohet thirrja e këtij procesi, dhe që zgjedhjet të zhvillohen gjatë muajit maj.
Përveç kësaj, SDA ka thënë se përkrah edhe uljen e pagave në sektorin publik, që ishte po ashtu kërkesë tjetër e protestuesve.
Partia për Veprim Demokratik ka kërkuar nga organet kompetente që të hetojë rastet e korrupsionit të dyshuar në privatizimin e kompanive, të cilat janë bankrotuar para shitjes.