Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja pritet t’i largojë sanksionet Zimbabvesë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Bashkimi Evropian pritet t’i menjanojë sanksionet këtë muaj shumicën e sanksioneve të mbetura kundër Zimbabvesë, lajmëroi të martën kryediplomatja evropiane.

“Mendoj se tani janë pjekur kushtet për këtë gjë, dhe nëse gjërat përkeqësohen, atëherë do t’i kthejmë sanksionet”, ka thënë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

BE-ja i ka vendosur sanksione këtij shtetit jug-afrikan në vitin 2002, si përgjigje të një vendimi qeveritar e opozitar, për të deportuar fermerët e bardhë nga toka bujqësore.

Sanksionet janë larguar një nga një ndër vite, varësisht nga zhvillimet dhe përmirësimet politike në këtë shtet.

Mirëpo masat ndëshkuese të evropianëve, megjithatë kanë mbetur në fuqi, posaçërisht marr parasysh se rrethi i presidentit Robert Mugabe është zgjeruar me kalimin e kohës.

Ashton tha të martën se i ka dhënë pëlqimin e saj që shumica e këtyre sanksionev të mbetura të menjanohen.

Kjo si rezultat i bisedimeve që ka zhvilluar së fundi me politikan nga Zimbabvea.

Sanksionet pritet të hiqen më 20 shkurt.

“Përshtypja është se Zimbabvea po ecën përpara...andaj edhe ne duhet t’i përgjigjemi kësaj situate”, ka thënë Ashton.
XS
SM
MD
LG