Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Të dyshuarit për terrorizëm – në gjykatë


Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Në orët e vona të së martës, shtatë të arrestuar nën dyshimin për planifikim sulmesh terroriste kanë dalë para një gjykatësi në Prishtinë.

Genc Selimi, Nuredin Sylejmani, Valon Shala, Ardian Mehmeti, Musli Hyseni, Fidan Demolli dhe Bekim Mulolli, janë arrestuar në nëntor të vitit të kaluar.

Dy prej tyre dyshohen për sulm ndaj dy shtetaseve amerikane, dëshmia e të cilave është mundësuar nëpërmjet një video lidhjeje. Të dyja shtetaset në Kosovë shërbenin si misionare të Kishës së Jezusit të Shenjtë të Ditës së Fundit.

Të dyshuarit po hetohen nën dyshimet për përfshirje në përgatitje të veprimeve terroriste, nxitje të urrejtjes racore, fetare apo etnike, përçarjes apo mosdurimit kombëtar në lidhje me sulmin fizik ndaj misionareve amerikane.
XS
SM
MD
LG