Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: U vranë tre policë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Kajro të Egjiptit

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Kajro të Egjiptit

Policia e Egjiptit ka njoftuar se tre pjesëtarë të saj janë vrarë sot nga persona të panjohur në një autostradë në lindje të kryeqytetit Kajro.

Raportohet se sulmuesit e kishin bllokuar veturën e policëve, që ishin në patrullim në rrugën Suezi - Ismailia, dhe i detyruan ata që të dilnin jashtë makinës, e pastaj i vranë.

Forcat e sigurisë, gjatë viteve të fundit, i kanë marrë në shënjestër militantët islamikë në gadishullin e Sinajit, përgjatë kanalit të Suezit, nga Ismailia.

Sulmet militante janë zgjeruar edhe në pjesën kontinentale të Egjiptit, prej se ushtria e përmbysi presidentin, Muhammad Morsi, njëri nga liderët kryesor të Vëllazërisë Myslimane.

Qeveria e akuzon Vëllazërinë Myslimane për orkestrimin e sulmeve, por këto akuza kjo organizatë i kundërshton.
XS
SM
MD
LG