Ndërlidhjet

Vritet një gjyqtar në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Një gjyqtar ukrainas që ka qenë i përfshirë në çështje gjyqësore ndaj aktivistëve pro-Bashkimit Evropian është vrarë.

Ministria e Brendshme e Ukrainës, tha sot se sulmues të panjohur kanë shtën në gjyqtarin, Oleksandr Lobodenko, në qytetin Krenenchuk të martën vonë.

Lobodenko ka vdekur nga nga plagët e marra në një spital.

Lobodenko, 34 vjeç, ishte i përfshirë në një vendim për të dërguar disa mbështetës të demonstratave anti-qeveritare në vazhdimin e paraburgimit.

Hetuesit nuk e kanë përjashtuar mundësin se sulmi kundër Lobodenko ka të bejë me punën e tij profesionale.
XS
SM
MD
LG