Ndërlidhjet

Hyseni: "Fusnota" po "keqinterpretohet"


Skender Hyseni

Skender Hyseni

Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar Rezolutën e Parlamentit Evropian për procesin e integrimit evropian të Kosovës të datës 16 janar, 2014.

Anëtari i komisionit, Skender Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shprehur keqardhje për faktin siç ka thënë që “fusnota për Kosovën jo vetëm që nuk është hequr, por ajo në Rezolutën e Parlamentiti Evropian, shoqërohet madje me konstruktin serb për 'pavarësinë e shpallur njëanshëm', duke e deformuar kështu opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në një komunikatë nga Kuvendi i Kosovës.

Kurse, anëtari tjetër i këtij komisioni, Hydajet Hyseni, ka thenë se fusnota është e shpërndarë në gjithë Rezolutën, duke pohuar se ka tendenca që ajo të fillojë të përfshihet edhe në legjislacionin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG