Ndërlidhjet

Opozita siriane, ka paraqitur planin e vet në Gjenevë


Ilustrim

Ilustrim

Opozita siriane, ka paraqitur planin e vet për një zgjidhje politike të konfliktit tre-vjeçare në vend.

Plani është prezantua para ndërmjetësit OKB-së, Lakhdar Brahimi dhe delegacionit të qeverisë siriane në një takim të përbashkët në Gjenevë, ku po mbahen bisedimet për paqe.

Agjencia e lajmeve Reuters, e cila e ka parë dokumentin thotë se ai bën thirrje për një qeverisje kalimtare e mbikqyrë nga OKB-ja.

Media shtetërore siriane tha se delegacioni i qeverisë këmbëngul se bisedimet duhet të përqëndrohet së pari në luftën kundër "terrorizmit", para çdo çështje tjetër.

Aktivistët sirian thonë se aeroplanët e qeverisë, kanë bombarduar një qytet në afërsi të kufirit me Libanin.
XS
SM
MD
LG