Ndërlidhjet

Libani nuk do ta njohë Kosovën, njofton Beogradi zyrtar


Ilustrim
Ilustrim
Bejruti zyrtar nuk e ka ndërmend që ta njohë pavarësinë e Kosovës, thuhet në një njoftim të dërguar medieve të mërkurën nga ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.

Kjo qasje në favor të Serbisë, thuhet t’u jetë komunikuar zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, Marko Bllagojeviq dhe Vlladimir Mariq, të cilët janë takuar të mërkurën në Bejrut me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libanit, Vafik Rehaime.

“Rehaime ka thënë se Libani nuk e ka në plan që të njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm nga Kosova, dhe se politika e shtetit të tij për këtë çështje nuk do të ndryshojë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë.

Bllagojeviq është sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, kurse Mariq është shef i kabinetit të ministrit të Jashtëm.

Gjatë vizitës në Bejrut, zyrtarët e lartë serbë, i kanë njoftuar autoritetet libaneze se së shpejti do të hapin një zyrë diplomatike, e më vonë edhe ambasadën në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG