Ndërlidhjet

OKB: Republika Qendrore Afrikane është në kaos


Ilustrim
Ilustrim
Kriza humanitare në Republikën Qendrore Afrikane, ka arritur “përmasa të papërshkrueshme”, ka thënë të mërkurën shefi i Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Antonio Gueterres.

“Jemi dëshmitar të barbarisë shokuese, brutalitetit dhe jo-humanitetit, si katakteristika të dhunës këtu”, ka thënë Gueterres në Bangui, pak para përfundimit të vizitës së tij në këtë shtet.

Republika Qendrore Afrikane është destabilizuar nga lufrimet ndërmjet të kryengritësve mysliman seleka dhe vigjilantëve të krishterë.

“Unë kam parë në Republikën Qendrore Afrikane një katastrofë humanitare të përmasave të papërshkrueshme”, ka thënë Gueterres.

OKB-ja ka nisur sot aeroplanët e parë me ndihmave në ushqim në këtë shtet.

Programi për ushqim i Kombeve të Bashkuara (WFP) ka sjell sot në aeroportin e Bangui dërgesën e parë nga 1,800 tonë ushqim, për të ushqyer 150 mijë njerëz për një muaj.

Gueterres ka paralajmëruar se kjo krizë nuk ka vëmendjen e duhur nga fuqitë e mëdha, dhe se WFP ka pranuar vetëm 27 për qind të 107 milion dollarëve të zotuara që i duhen për të ndihmuar 1.25 milion njerëz në nevojë në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG