Ndërlidhjet

MASHT-i: Kërkon zgjidhje për gjendjen e krijuar në UP


Rektorati i UP-së

Rektorati i UP-së

Pas gjendjes së krijuar në Universitetin e Prishtinës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, i ka rekomanduar Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, që të bëjë një zgjidhej për gjendjen e krijuar.

Ministri rekomandon për senatin që “kryesuesi i Senatit të jetë ushtrues i detyrës së rektorit të universitetit, kurse u.d së rektorit të zgjedhë tre ushtrues të detyrës të prorektorëve.

Sipas një komunikate për media, ministri Buja citohet të ketë thënë se “menaxhment ka për obligim të menaxhojë UP-në deri në aprovimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Statutit të UP-së. Gjatë kësaj kohe nuk duhet të ketë konkurse për angazhime të stafit akademik, avancime akademike apo staf të administratës. Të pezullohet puna e të gjitha komisioneve vlerësuese, për çfarëdo lloj veprimi, deri në fillimin e punës së të gjitha organeve menaxhuese të UP-së sipas Ligjit të ri dhe Statutit të aprovuar të UP-së”, thuhet mes tjerash në një komunikatë nga MASHT-i.

Në rekomandimin e fundit të ministrit thuhet, po ashtu, se “Senati dhe Njësitë Akademike të UP-së, të jenë në shërbim të mbarëvajtjes, funksionalitetit dhe menaxhimit të situatës së krijuar në UP, me të gjitha kapacitetet e veta intelektuale e akademike”, përfundon komunikata e Ministrisë së Arsimit.
XS
SM
MD
LG