Sportistja kosovare Majlinda Kelmendi është xhudistja më e mirë në botë.
Këtë vlerësim ia ka bërë Federata e Xhudos Ndërkombëtare (IJF).
Përveç kategorisë deri në 52 kilogramë, xhudistja nga Peja tani gjendet e para në ranglistën botërore për të gjitha kategoritë, meshkuj dhe femra.
Kelmendi, e cila së fundi fitoi medaljen e artë në turneun Grand Slam ‘Parisi 2014’, i prinë bindshëm ranglistës botërore me 3226 pikë të tubuara.
Ajo ka lënë prapa vetes xhudisten nga Izraeli, Yarden Gerbi, e cila renditet e dyta me 2884 pikë.
Trajneri i pejanes, Driton Kuka, këtë e ka vlerësuar si një të arritur të madhe për xhudon dhe shtetin e Kosovës.