Ndërlidhjet

Evakuohen mbi 200 sirianë nga qyteti Homs


Ilustrim
Ilustrim
217 civilë sirian janë evakuar nga qyteti i vjetër i Homsit, që gjendet në Sirinë qendrore, të mërkurën, njoftojnë ekipet ndërkombëtare të përfshira në këtë aksion.

Sipas një zyrtari të Kombeve të Bashkuara, të evakuuarit janë shumica gra dhe fëmijë.

Kjo ishte dita e gjashtë e këtij operacioni ndërkombëtar humanitar për të evakuuar civilët nga Homsi, pak para skadimit të armëpushimit, që është ofruar për të bërë të mundur këtë ndërhyrje.

Një video e postuar në internet nga aktivistët opozitar sirian, por që Radio Evropa e Lirë nuk ka pasur mundësi ta konfirmoj, shihet një makinë e bardhë me shenjën e OKB-së, duke tërhequr një kargo me ushqim.

Makina shihet duke lëvizur me kujdes nëpërmjet barrikadave dhe gërmadhave në rrugë.

Video të njëjta të postuara në Youtube, ditëve të fundit, tregojnë se si është kryer operacioni i evakuimit, përfshirë edhe familje që vrapojnë në drejtim të konvojit të OKB-së, ndërsa në prapavijë dëgjohen të shtënat nga artileria.

Mbi 1,300 civilë nga 3000, sa besohet se janë zënë peng në zonën ku po luftojnë kryengritësit dhe forcat e regjimit të Bashar al-Assad, thuhet se janë evakuar për këto gjashtë ditë.
XS
SM
MD
LG