Ndërlidhjet

ShBA-të shtojnë presionin mbi Kabul për paktin e sigurisë


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai (Ilustrim)

Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai (Ilustrim)

Shtetet e Bashkuara thonë se po vazhdojnë t’i bëjnë presion Afganistanit për të nënshkruar marrëveshjen bilaterale të sigurisë për t’i mundësuar trupave amerikane që të qëndrojnë edhe tutje në këtë shtet.

ShBA-të duan të mbajnë 10 mijë ushtarë në Afganistan pas tërheqjes së shumicës së forcave të huaja në fund të këtij viti, mirëpo ka paralajmëruar se edhe trupat e saja mund të largohen nëse një pakt i tillë nuk nënshkruhet së shpejti.

Presidenti afgan Hamid Karzai ka refuzuar që ta nënshkruaj këtë pakt, deri më tani.

Të mërkurën ndërkaq, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se Washingtoni nuk do të rinegociojë këtë marrëveshje.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, i tha Komitetit të Shërbimeve Ushtarake se ai nuk beson që Karzai do të nënshkruaj këtë pakt, dhe se Ëashingtoni duhet thjesht të pret derisa të zgjidhet presidenti i ri në Afganistan.

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan zhvillohen në prill.
XS
SM
MD
LG