Ndërlidhjet

Misioni kinez në hënë sërish funksional


Hapësirë - Makina hulumtuese kineze në hënë, "Jade Rabbit" (Ilustrim)

Hapësirë - Makina hulumtuese kineze në hënë, "Jade Rabbit" (Ilustrim)

Makina hulumtuese kineze në hënë, “Jade Rabbit” është rikthyer në funksion.

Mediet shtetërore në Kinë kishin lajmëruar të mërkurën se hulumtimet shkencore në hënë kishin dështuar, për shkak se kjo makinë ishte jashtë funksionit.

Mirëpo një zëdhënës i programit lunar kinez tha të enjten se makina po i përgjigjet komandave.

Ky mekanizën kishte nisur të shfaq “abnormalitete mekanike në kontroll” qysh në muajin janar, një muaj pasi kishte alunuar në sipërfaqen e hënës.

“Jade Rabbit” që e solli sonda kineze “Chang’e 3”, shënojnë uljen e parë të “butë” në hënë, që nga viti 1976.

Misioni i saj është që të hulumtojë sipërfaqen e hënës dhe të bëjë kërkime për resurset e rralla të metaleve natyrore.
XS
SM
MD
LG