Ndërlidhjet

Bastiset “kryeqyteti i seksit” në Kinë, arrestohen 920 veta


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Policia në jug të Kinës thotë se ka bastisur mbi 18,000 qendra argëtimi në krahinën e saj jugore.

Aksioni i policisë vjen pas raportimit të medieve, ku është ekspozuar skllavëria seksuale në një qytet kinez të njohur si “kryeqyteti i seksit”.

Një raport televiziv ka dokumentuar prostitucionin në qytetin Dongguan të krahinës Guangdong.

Pas presion publik, policia nisi një operacion të gjerë bastisjesh në këtë krahinë të pasur bregdetare.

Të enjten, forcat e rendit njoftuar se kanë arrestuar 920 persona të dyshuar si të përfshirë në një zinxhir prostitucioni.

Sipas forcave të rendit, në mesin e qendrave të bastisura, ishin edhe klube të këndimit dhe të vallëzimit, si dhe saunat dhe sallonet e masazhit.
XS
SM
MD
LG