Ndërlidhjet

Vdesin 8 plagosen 33 policë në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Një bombë që kishte për cak një autobus të mbushur me policë pakistanez, ka vrarë tetë prej tyre dhe ka plagosur 33 të tjerë të enjten, njoftojnë autoritetet.

Sulmi ka ndodhur në afërsi të qytetit portual Karachi.

Mjekët konfirmuan numrin e viktimave për Radio Mashaal.

Shumica e të plagosurve thuhet se janë në gjendje kritike.

Një zyrtar i lartë policor, ka thënë se ëshë ende e paqartë nëse sulmi është kryer nga një sulmues vetëvrasës, apo ishte një bombë skaj rruge që goditi autobusin.

Incidenti po ngjan në kohën kur po bëhën përpjekje për të rihapur bisedimet paqësore ndërmjet të përfaqësuesve të qeverisë dhe talebanëve në Pakistan.

Të dyja palët janë zotuar se do të ndërpresin dhunën përderisa zhvillojnë bisedime.

Një sulm me granata në një kinema të martën, në qytetin Peshavar, ka lënë 13 të vdekur.
XS
SM
MD
LG