Ndërlidhjet

Afganistani liron 65 taleban nga burgu


Ilustrim

Ilustrim

Përkundër kundërshtimeve të ashpra nga Washingtoni, janë liruar edhe 65 militantë të tjerë nga ish-burgjet amerikane në Afganistan.

Një zëdhënës i burgjeve, majori Nimatullah Khaki i ka thënë agjencisë amerikane të lajmeve AP, se 65 të burgosurit janë liruar të enjten në mëngjes.

Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë këta burra si luftëtarë “të rrezikshëm” taleban të cilët sipas të gjitha gjasave do të kthehen në fushëbetejë për të vrarë forcat e koalicionit dhe ato afgane.

Presidenti Hamid Karzai ka urdhëruar javë më parë, lirimin e tyre nga burgu Parvan, duke shkaktuar kështu zemërim në Shtetet e Bashkuara dhe NATO, që ndikuar edhe më tej në shtimin e tensioneve mes Kabulit dhe Washingtonit.

Forcat amerikane në Afganistan thonë se këta burra kanë qenë të përfshirë në sulme të përgjakshme ndaj forcat afgane dhe ato ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG