Ndërlidhjet

Rusia kundër rezolutës për Sirinë në OKB


Ilustrim

Ilustrim

Rusia kundërshton një draft-rezolutë të perëndimit dhe vendeve arabe, e cila pritet të dorëzohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të hap rrugën për dërgimin e ndihmës humanitare në Siri.

Moska zyrtare e sheh këtë draft-rezolutë si një përpjekje për të hedhur themelet e një intervenimi të shpejt ushtarak kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Rusia lajmëroi se do të përdorë veton e saj në tekstin aktual, nëse përmban “akuza të njëanshme” kundër qeverisë Assad.

Por, Rusia dhe aleatja e saj në KS të OKB-së Kina, thonë se janë të gatshme që të negociojnë një rezolutë të re, nëse kjo do të mund të nxiste qasjen më të shpejt për ndihmë popullatës.

Që kur ka pranuar rezolutën të enjten e kaluar, Moska ka shfaqur shpesh kundërshtimin e saj.

Dokumenti është përpiluar nga Australia, Jordania e Luksemburgu, të cilat kanë shpreh vullnet që të punojnë prapë në draftin e ri.

Diplomatët thonë se Moska zyrtare ka paraqitur vërejtjet e veta, të cilat do të përfshihen si amendamente në draftin e ri, gjatë takimit të së enjtes të pesë vendeve të përhershme të KS të OKB-së.
XS
SM
MD
LG