Ndërlidhjet

Vriten 3 gjatë protestave në Venezuela


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën tre persona janë vrarë gjatë protestave anti-qeveritare në Karakas, të cilat shpërthyen në valën më të re të trazirave në Venezuela, prej zgjedhjes së presidentit të ri Nicolas Maduro.

Dhuna ishte kulmi i demonstratave sporadike që po ngjajnë prej javësh në krahinat që drejtohen nga opozitarët radikal, të cilët akuzojnë Maduron se ka dështuar që të kontrollojë inflacionin, krimin dhe mungesën e gjërave ushqimore.

Të njëjtit kërcënojnë edhe se do ta largojnë nga zyra me dhunë, nëse shumë shpejt nuk e kthen situatën në favor të popullit.

Qeveria në Karakas, thotë se opozitarët po mundohen që përmes dhunës të kurdisin një grusht-shtet, sikur ai i para një dekade i cili përkohësisht largoi nga pushteti Hugo Chavez.

Megjithatë, sipas agjencive ndërkombëtare, ka pak gjasa dhe shenja që Maduro të rrëzohet nga pushtetit.
XS
SM
MD
LG