Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë amerikan në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Dy ushtarë të forcave të koalicionit të NATO-së në Afganistan janë vrarë të enjten në pjesën lindore të këtij shteti, nga persona që dyshohet se ishin të vedhur në uniforma ushtarake afgane, njofton pakti veri-atlantik.

Një zyrtar afgan i ka thënë agjencisë gjermane të lajmeve, se viktimat ishin amerikan.

Sipas të njëjtit zyrtar, katër persona të tjerë janë lënduar.

Koalicioni ushtarak i NATO-s përveç konfirmimi për vdekjen e dy ushtarëve, nuk ka dashur që të bëjë të ditur kombësinë e tyre.

Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur me dy sulmuesit
Sipas ministrisë punëve të brendshme të Afganistanit, incidenti ka ndodhur të qarkun Taghab.
XS
SM
MD
LG