Ndërlidhjet

ShBA-të paralizohen nga stuhia e akullt


Ilustrim
Ilustrim
Një stuhi vdekjeprurëse e të ftohtit ka ngujuar qindra njerëz në rrugët e ngrira, ndërsa ka lënë qindra mijëra amvisëri në Shtetet e Bashkuara pa energji elektrik.

Mbi 3,700 fluturime, të parapara për të enjten, janë anuluar në gjithë territorin amerikan, për shkak të shpërthimit të stuhisë.
Gjysma e këtyre fluturimeve janë anuluar në aeroportin më të frekuentuar të Atlantas, Hartsfield-Jackson.

Afro gjysmë milion amvisëri dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike, kryesore në jug-lindje të ShBA-ve, lajmëron televizioni CBS, duke shtuar se të paktën 11 persona kanë vdekur nga të ftohtit.

Sipas rrjetit CNN, të paktën 10 persona kanë vdekur nga acari.

Presidenti Barack Obama ka shpallur gjendje të jashtëzakonshmë në Gjeorgji dhe Karolinën e Jugut, në mënyrë që të zbarkoj resurset federale për të ndihmuar popullatën.
XS
SM
MD
LG