Ndërlidhjet

Sot mbahet takimi trilateral Turqi-Afganistan-Pakistan


Ilustrim
Ilustrim
Liderët e Turqisë, Afganistanit dhe Pakistanit do të takohen të enjten në një samit në Ankara.

Presidenti turk, Abdullah Gul do të jetë mikpritës i këtij takimi, i cili do të zhvillohet në pallatin presidencial.

Presidenti afgan Hamid Karzai dhe kryeministri pakistanez Nawaz Sharif pritet po ashtu të marrin pjesë në këtë samit.

Ky është takimi i tetë me radhë trilateral mes këtyre shteteve.

Takimi i tyre i parë ishte zhvilluar në vitin 2007.

Samiti kryesisht përqendrohet në çështjet, sikur siguria, bashkëpunimi ekonomik dhe këmbimi arsimor e kulturor.

Mediet lokale raportojnë për një numër të madh të forcave policore të dislokuara në Ankara.
XS
SM
MD
LG