Ndërlidhjet

Belgjika do t’iu lejoj fëmijëve të drejtën e vdekjes


Ilustrim
Ilustrim
Shteti i Belgjikës pritet t'ua lejoj eutanazinë edhe fëmijëve në moshën dhjetë vjeçe.

Dhoma e përfaqësuesve do të votojë të enjten një ligj për eutanazinë e cila do ta lejojë këtë praktikë edhe për fëmijët.

Senati belg tashmë ka kaluar këto ndryshime në legjislacion gjatë muajit dhjetor.

Nëse kalon ky ligj, ashtu siç po pritet, Belgjika do të jetë shteti i dytë pas Holandës që i mundëson fëmijëve më të ri se 12 vjet, të drejtën në eutanazion.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se legjislacioni ka një përkrahje të gjerë në këtë shtet liberal, edhe pse ka pasur kundërshtime.

Kundërshtarët druajnë se fëmijët do të shtyhen që të marrin vendimet e fundit, që do të jenë zgjedhje të parevokueshme.

Mbështetësit ndërkaq thonë se ligji është mjaft i qartë, se do të vlej vetëm për një grup të vogël minorenësh, të cilët janë në faza të avansuara të kancerit, ose sëmundjeve të tjera, dhe atyre që vuajnë nga dhimbje të padurueshme.
XS
SM
MD
LG