Ndërlidhjet

Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në Angli


Ilustrim

Ilustrim

Një persona ka vdekur, kurse dhjetëra mijëra kanë mbet pa energji elektrike për shkak të stuhisë dhe erërave të fuqishme që kanë goditur Mbretërinë e Bashkuara, duke sjell mjerim në zonat e përmbytura dhe kaos në trafik të enjten.

Shpërthimi i erërave që po fryjnë në mbi 160 kilometra në orë, kanë goditur Anglinë dhe Wales gjatë natës, njoftojnë autoritetet meteorologjike.

Alarmi për përmbytje mbetet ende i ndezur në shumicën e territorit të jugut dhe perëndimit të Anglisë.

Një burrë në të shtatëdhjetat ka vdekur në Wiltshire.

Mbi 130 mijë amvisëri kanë mbetur në terr, njofton kompania britanike e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Pjesë të shumta të Anglisë jug-perëndimore janë zhytur nën ujë tash e sa javë, që paraqet gjendjen më katastrofike për më se 250 vjet, në zonat që shtrihen përreth lumit Thames.

Edhe pjesë perëndimore të qytetit të Londrës janë prek nga përmbytjet.

Shërbimet emergjente thonë se kanë evakuuar mbi 850 persona që kanë shtëpitë skaj lumit Thames në Surrey.
XS
SM
MD
LG