Ndërlidhjet

Rusia paraqet rezolutën e saj në OKB për Sirinë


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov tha të enjten se Moska do të paraqes rezolutën e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të krijuar një korridor për ndihma humanitare për Siri.

“Kemi paraqitur rezolutën tonë për Sirinë në Këshillin e Sigurmit të OKB-së”, ka thënë Lavrov gjatë një konference për medie.

“Vizioni jonë për rolin që KS të OKB-së mund të luaj [përmes rezolutës ruse], për të shpejtuar në zgjidhjen e problemeve, e të mos antagonizojmë me njërën apo palën tjetër”, ka shtuar shefi i diplomacisë ruse.

Moska zyrtare ka refuzuar kohë më parë një projekt-rezolutë të cilën e kishin hartuar disa shtetet perëndimore dhe vendet arabe.
XS
SM
MD
LG