Ndërlidhjet

Dita Botërore e Radios


Trembëdhjetë shkurti është Dita Botërore e Radios - një ditë për të festuar radion si një medium, për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet transmetuesve, dhe për të inkurajuar rrjetet e mëdha për të promovuar qasjet në informata, lirinë e shprehjes dhe këtë vit, më 2014, barazinë gjinore mbi valët ajrore.

Derisa radio vazhdon të zhvillohet në epokën digjitale, ai mbetet e mediumi që arrin audiencën më të gjerë në mbarë botën. UNESCO e sheh si thelbësore vazhdimin e angazhimit për të promovuar barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Nëpërmjet festimeve të Ditës Botërore të Radios nëpër botë, UNESCO do të promovojë barazinë gjinore duke:

· Sensibilizuar pronarët e radio stacioneve, drejtuesit, gazetarët, dhe qeveritë për të zhvilluar politikat e lidhura me gjininë dhe strategjitë për radio

· Eliminimin e stereotipave dhe promovimin e portretizimit shumëdimensional në radio

· Ndërtimin e aftësive për të rinjtë në radio, me një fokus në gratë e reja si producente, moteratore dhe gazetare

· Promovimin e sigurisë së grave gazetare të radios

UNESCO fton të gjitha vendet për të festuar Ditën Botërore të Radios, duke planifikuar aktivitete në partneritet me transmetuesit rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar, organizatat joqeveritare, mediat dhe publikun.

Histori e shkurtër

Guglielmo Marconi ka dërguar me sukses mesazhin e parë të radios përtej Oqeanit Atlantik në dhjetor të vitit 1901 nga Anglia. Por, kontradiktat ende mbretërojnë mbi pyetjen se kush shpiku radion.

Marconi, italian me prejardhje, doli fitimtar pas paraqitjes së patentës së tij të rëndësishme në vitin 1904 - disa vite pas rivalit të tij serb Nikola Tesla. Të dy shkuan në gjykatë në vitin 1915, por Tesla doli duarbosh.

Gjykata e Lartë e SHBA-ve i hoqi krejtësisht Marconit pronësinë në vitin 1943, por ai tashmë kishte vdekur dhe kompania e tij kishte dominim të industrisë "wireless".

Në vitet 1904 deri 1914, radio kaloi nëpër shumë përpunime dhe u bë pajisje standarde në anijet që kalonin oqeanet.

Më 2 nëntor 1920 radio stacioni i parë komercial nisi transmetimin në Pitsburg, Pensilvani. Ky ishte një sukses i menjëhershëm, dhe kështu filloi revolucioni i quajtur "Epoka e artë e radios".

Kjo epokë zgjati nga fillimi i viteve të 20-a deri në fund të viteve të 40-a, kur televizioni solli një frymë krejt të re.

Gjatë kësaj "Epoke të artë", radio evoluoi nga një pajisje të thjeshtë në një kuti të rëndë, në një pajisje të ndërlikuar të bukur prej druri. Njerëzit do të mblidhen rreth radio dhe të dëgjoni lajmet e fundit dhe emisionet tjera. Atëbotë, radioja zuri një pozicion siç e ka televizioni në ditët e sotme.

Më shumë se 70 vjet më vonë, radioja vazhdon të jetojë. Me "stuhinë" e zhbillimit teknologjik, sot secili mund të dëgjojë radion përmes internetit kudo në botë.

Kësaj ecjeje zhvillimesh të hovshme teknologjike, i është bashkuar natyrisht edhe Radio Evropa e Lirë, programet e së cilës mund t’i dëgjoni edhe përmes internetit.

Radioja Sot

Interneti natyrisht ka transformuar radion. Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Kevin Klose, në një intervistë dhënë Radio Pragës më 27 janar të këtij viti, duke folur pikërisht për rolin e radios sot thotë se radioja ka veçantinë e vet…

“Gjëja më e bukur për radion, të cilën unë e adhuroj dhe nuk mund të bëhet me mjetet tjera të medias në masë, është se të ofron hapësirë të jashtëzakonshme imagjinate. Mund të vizatojë në mendje një pamje. Mund ta dërgojë një person, një dëgjues, kudo në botë. Është media shumë individuale ”.

“Mund të jesh duke e ngarë biçikletën, duke larë enët, duke darkuar vetëm në shtëpi dhe radioja është aty të të bëjë shoqëri”, ka thënë presidenti i Radios Evropa e Lirë.

Përgatiti: Gresa Kraja
XS
SM
MD
LG