Ndërlidhjet

Vdesin në mbrojtje të kishës dy policë në Kajro


Ilustrim
Ilustrim
Dy policë janë vrarë gjatë përleshjeve që ndodhën të mërkurën mbrëma në mbrojtje të një kishe në Kajro, raportojnë sot mediet lokale.

Ka raporte kundërthënëse rreth asaj se kush ishin sulmuesit, ku mediet pro-qeveritare fajin për incident ia mveshin lëvizjes së Vëllazërisë Myslimane, ndërsa mediet tjera thonë se nuk dihet kush janë aktorët e sulmit.

Njëri polic kishte pësuar nga plagët fatale në vendngjarje, ndërsa tjetri kishte vdekur rrugës për në spital.

Kishat në Egjipt, ruhen në përgjithësi 24 orë me prani të policisë jashtë këtyre objekteve të kultit.

Dy javë më parë, ishte vrarë po ashtu një polic nga një makinë në lëvizje në periferi të Kajros.
XS
SM
MD
LG