Ndërlidhjet

Kryepeshkopi dënon sulmet e krishterëve në Rep. Afrikane


Ilustrim
Ilustrim
Kryepeshkopi i Republikës Qendrore Afrikane ka dënuar të enjten sulmet ndaj civilëve mysliman që janë kryer nga grupet militante të krishtera në shtetin e tij, duke thënë se dhuna nuk është koherente me fenë.

“Nuk mund t’i thoni vetes se jeni i krishterë dhe të vrisni, digjni, dhe të shkatërroni vëllanë tuaj”, ka thënë në Radion Vatikan, Dieudonne Nzapalainga, kryepeshkopi i Bangui.

Sipas tij, pjesëtarët e milicisë anti-balaka “nuk janë koherent me fenë”, ndërsa ka definuar sulmet e tyre si “luftë për pushtet”.

“Hoxhallarët, pastorët dhe unë, ne flasim me të njëjtën gjuhë...Ne i kërkojmë atyre që përdorin, atyre që manipulojnë me rininë, që të mbahen përgjegjës në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar për veprat e tyre”, ka thënë kleriku i krishterë.

Amnesty International ka denoncuar të mërkurën krimet në këtë shtet si “spastrim etnik”, duke nënvizuar se kanë dokumentuar mbi 200 vrasje të civilëve mysliman, që dyshohet se i kanë kryer militantët e një grupi të krishterë.
XS
SM
MD
LG