Ndërlidhjet

Arrin në 12 numri i policëve të vrarë në Karachi


Pakistan - Policia duke inspektuar autobusin transportues të dëmtuar nga shpërthimi në Karachi, 13 shkurt, 2014
Pakistan - Policia duke inspektuar autobusin transportues të dëmtuar nga shpërthimi në Karachi, 13 shkurt, 2014
Ka arritur në dymbëdhjetë numri i oficerëve pakistanez të policisë të vrarë të enjten, pas shpërthimit të një bombe në afërsi të autobusit të tyre.

Shpërthimi në Karachi, ka lënë të plagosur mbi 60 të tjerë.

Shumica e të plagosurve thuhet se ende janë në gjendje kritike.

Sipas policisë shpërthimi ishte i teledirigjuar, dhe nuk bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës.

Incidenti po ngjan në kohën kur po bëhën përpjekje për të rihapur bisedimet paqësore ndërmjet të përfaqësuesve të qeverisë dhe talebanëve në Pakistan.

Të dyja palët janë zotuar se do të ndërpresin dhunën përderisa zhvillojnë bisedime.

Një sulm me granata në një kinema të martën, në qytetin Peshavar, ka lënë 13 të vdekur.
XS
SM
MD
LG