Ndërlidhjet

Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën për ulëset e rezervuara


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka refuzuar kërkesën e grupit prej 21 deputetëve të Kuvendit të Kosovës që kërkonin interpretim të Kushtetutës për vendet e rezervuara në parlament.

Deputetët pakicë donin të dinin nëse komunitetet kanë të drejtë edhe për një mandat tjetër të vendeve të rezervuara, apo jo, meqë Plani i Ahtisaarit, e parasheh që 20 ulëse në Kuvend t’u garantohen pakicave për dy mandate.

Kushtetuesja argumenton në vendimin e saj të nxjerr më 11 shkurt, e të publikuar edhe në portalin e saj, se kërkesa e parashtruar nga deputetët është “e papranueshme” meqë siç thuhet “nuk ka dispozitë kushtetuese që autorizon deputetët e Kuvendit për të sjellë një kërkesë të tillë në Gjykatë”.

Kjo, sipas arsyetimit të dhënë nga Kushtetuesja, për arsye se “parashtruesit nuk janë palë e autorizuar për të parashtruar një kërkesë të tillë”.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se të drejtën për të parashtruar një kërkesë të tillë e ka qeveria dhe presidentja e Republikës.
XS
SM
MD
LG