Ndërlidhjet

Çitaku e Rexhepi takojnë komisioneren Malmstrom


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian do të dërgoj muajin e ardhshëm ekspertët e vet për të mat progresin e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Lajmin e komunikoi qeveria në Prishtinë, në një njoftim ku përshkruan detajet e takimit që zhvilluan me komisioneren evropiane për punë të brendshme Cecilian Malmstrom, ministrja për Integrim Evropian, Vlora Ҫitaku dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Sipas kësaj komunikate thuhet se Brukseli zyrtar do të dërgojë “gjatë muajit mars” një mision ekspertësh të BE-së “për të bërë vlerësimin në fushat e mbetuara të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave”.

Ministrat thuhet se e njoftuan znj. Malmstrom për zhvillimet në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve në fushat e riatdhesimit, riintegrimit, menaxhimit të integruar të kufirit, luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në këtë takim, sipas njoftimit të qeverisë, “u diskutua edhe për migrimin e parregullt dhe sfidat” me të cilat po ballafaqohet Kosova.

Ministrat kërkuan nga Komisionerja që “të dinamizohet më shumë shkëmbimi mes Kosovës dhe BE-së për të shënuar zhvillimet e arritura dhe të përmbyllet sa më shpejtë procesi me rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave për Kosovë bazuar në përmbushje të kritereve teknike”.
XS
SM
MD
LG