Ndërlidhjet

logo-print

Papunësia në Greqi në nëntor arriti në 28%


Ilustrim

Ilustrim

Shkalla e papunësisë në Greqi ka arritur në nivelin rekord prej 28 për qind gjatë muajit nëntor, krahasuar me 27.7 % sa ishte një muaj më herët, njofton të enjten Agjencia Statistikore ELSTAT.

Kjo shifër është më se dyfishin i mesatares në eurozone, ku në nëntor shkalla e papunësisë qëndroi në 12.1 për qind.

Sipas ELSTAT, papunësia në mesin e grupmoshës 15-24 vjeç, është jashtëzakonisht e lartë, ku në nëntor ishte 61.4%, krahasuar me 61% sa ishte muajin e njëjtë vitin e kaluar.

Në total, 1.38 milion njerëz janë të papunë në Greqi.

Athina zyrtare ka zbatuar masa jo të popullarizuara të cilat i kërkuan kreditorët ndërkombëtar në këmbim të huave të nevojshme për ta nxjerr Greqinë nga kriza ekonomike.

Mirëpo megjithatë, shteti helen tash e gjashtë vjet nuk po arrin të del nga recesioni.
XS
SM
MD
LG