Ndërlidhjet

Labirinti qeverisës në Bosnjë

  • RFE /RL

Pamje nga protestat e fundit në Sarajevë

Pamje nga protestat e fundit në Sarajevë

Problemet byrokratike dhe ekonomike të Bosnjë e Hercegovinës janë një labirint i vërtetë. Që prej Marrëveshjes së Daytonit më 1995, një paqe e brishtë është vendosur mbi këtë shtet, dhe pikërisht kjo brishtësi ka mundësuar vendosjen e një sistemi aq të ndërlikuar qeverisës, sa sot shihet si një nga shkaktarët kryesorë të trazirave të fundit.

1 shtet – Bosnja dhe Hercegovina
Shteti, i cili ka shpallur pavarësinë nga ish Jugosllavia në vitin 1992, u zhyt në një luftë të përgjakshme tre vjeçare, në të cilën u përfshijnë tri grupet më të mëdha etnike.

2 entitete
Federata Myslimano-Kroate është e populluar kryesisht nga boshnjakët dhe kroatët. Republika Srpska, është e dominuar nga serbët e Bosnjës. Ekziston gjithashtu edhe një njësi e vogël vetë-qeverisëse që quhet Brçko, në verilindje të vendit.

5 presidentë
Në nivel shtetëror, çdo grup etnik ka nga një president, duke qenë pjesë e një sistemi rotativ çdo tetë muaj. Të dyja entitetet, Federata Myslimano – Kroate dhe Republika Srpska, gjithashtu zgjedhin presidentët e tyre.

10 kantone
Federata Myslimano – Kroate shfrytëzon sistemin federal dhe është e ndarë në 10 kantone. Republika Srpska ka qeveri të centralizuar.

127 parti politike të regjistruara
Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme pritet të mbahen në tetor të vitit 2014.

136 ministri
Ministritë ekzistojnë si në nivelin kombëtar, ashtu edhe në atë të entiteteve.

422 euro
Paga mesatare mujore, sipas të dhënave nga nëntori i vitit 2013.

551, 456 të papunë
Të dhënat zyrtare nga nëntori i vitit 2013 flasin se papunësa arrin në 45 për qind.

585,411 më pak njerëz se në vitin 1991
Ndonëse shumica prej këtij numri pretendohet të jenë larguar në kohën e luftës, të tjerët thuhet se janë larguar në kërkim të mundësivë gjetkë.

627,978 pensionistë
Në janar të vitit 2014, pensioni mesatar mujor ishte 187 euro për Federatën Myslimano – Kroate dhe 170 euro për Republika Srpska.

3,791,622 është numri i popullsisë
Pak më pak se dy të tretat e popullatës, 2,371,603, jetojnë në Federatën Myslimano-Kroate; 1,326,991 jetojnë në Republika Srpska; dhe 93,028 jetojnë në distriktin e Brçkos.

Shënim: Të dhënat janë marrë nga institucionet zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë (a.v.)
XS
SM
MD
LG