Ndërlidhjet

Vdesin shtatë nga shpërthimi në aeroportin somalez


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një makine bombë të enjten, në afërsi të hyrjes kryesore për në aeroportin e Mogadishus, njofton policia somaleze.

Kompleksi i aeroportit është gjithnjë nën masa të rrepta të sigurisë, meqë në brendi të tij janë të strehuar një numër diplomatësh të huaj, që besohet se ishin cak i këtij sulmi.

Policia dyshon se prapa shpërthimit qëndron al-Shabaab grupi islamist i lidhur me al-Kaidan.

Al-Shabaab pak orë më vonë mori përsipër këtë sulm.

“Një numër i madh i armiqve tanë kanë vdekur”, citohet të ketë thënë Sheikh Ali Mohamed Hussein, një pjesëtar i këtij grupi.

Sipas forcave të rendit, shtatë veta janë konfirmuar si të vdekur në vendngjarje, ndërsa 15 të tjera janë plagosur.

Mediet lokale raportojnë për dëme të mëdha materiale.
XS
SM
MD
LG