Ndërlidhjet

Putin bekon kandidaturën e Sisit për president


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin tha sot se përkrah vendimin e shefit të ushtrisë egjiptiane, Abdel Fattah al-Sisi për të marr pjesë në garën presidenciale.

Tash një kohë të gjatë po pritet që Sisi formalisht ta bëjë publike kandidaturën e tij, mirëpo mareshali i ushtrisë së Egjiptit, ende nuk e ka bërë këtë gjë.

Putin, i cili u takuar me Sisin të enjten në Moskë, i uroi fat atij nga “ana e popullit rus”.

Sisi ka qenë arqitekti i përmbysjes nga pushteti i presidentit islamist Muhammad Morsi, i cili prej korrikut të vitit të kaluar po mbahet në burg.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale pritet të zhvillohen vitin e ardhshë.

Vizita e Sisit në Rusi pritet të përmbyllet me disa marrëveshje për blerjen e armëve ruse, ndërsa mediet thonë se bëhet ajo do të peshojë rreth 2 miliardë dollarë.

Sisi ndërkaq ka thënë pas takimit me Putinin, se shpreson që Egjipti dhe Rusia do të shpejtojnë bashkëpunimin e tyre ushtarako-teknik.

Shtetet e Bashkuara, që janë eksportuesi më i madh i armatimit në Egjipt, kanë ndërprerë ndihmat e tyre vitin e kaluar pas përmbysjes së Morsit nga pushteti.
XS
SM
MD
LG